Projekti SUPER SHKOLLA, i financuar dhe i mbështetur nga Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor në Ballkanin Perëndimor (RYCO), me titull “Ushqimi në harmoni me natyrën”, realizohet përmes bashkëpunimit partner ndërmjet Shkollës së Mesme Shtetërore – Qendrës Rajonale për Arsim dhe Aftësim Profesional “Kiro Burnaz” nga Kumanova dhe Shkollës së Ushqimit dhe Gastronomisë nga Çaçaku, Republika e Serbisë. Qëllimet kryesore të projektit janë mësimi ndërkulturor dhe ndërtimi i paqes, si dhe shkëmbimi i përvojave, zakoneve dhe praktikave të jetës së të rinjve që vijnë nga dy vende të ndryshme, të cilat kanë shumë dallime, por edhe ngjashmëri. Përveç kësaj, fokusi i projektit është fitimi i njohurive, përvojave dhe shprehive për ruajtjen e natyrës, prodhimin organik të ushqimit dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
Në kuadër të shkëmbimit të dytë, i organizuar në periudhën 23 shkurt – 1 mars 2025, nikoqir ishte SHMSH–QARSO “Kiro Burnaz” nga Kumanova. Në këtë shkëmbim morën pjesë 14 nxënës dhe 2 mësimdhënës nga SHMSH–QARSO “Kiro Burnaz” dhe 14 nxënës dhe 2 mësimdhënës nga Shkolla e Ushqimit dhe Gastronomisë nga Çaçaku.
Sipas planit të aktiviteteve dhe agjendës së miratuar paraprakisht nga RYCO, nxënësit dhe mësimdhënësit morën pjesë në një sërë aktivitetesh:
- Autoportret
- Dy të vërteta dhe një gënjeshtër për mua
- Jeta në Maqedoninë e Veriut – kulturë, zakone dhe tradita
- Punëtori pikture (temë: ekologjia, zhvillimi i qëndrueshëm dhe mbrojtja e natyrës)
- Konflikti dhe paqja në komunitetin tonë
- Projekti “Qytetari” – nxitja e aktivizmit qytetar te të rinjtë
- Mbjellja e pemëve të miqësisë
- Vizitë në xhaminë lokale në Kumanovë – njohje me fenë dhe kulturën
- Vizitë në kompleksin memorial dhe muzeun Zebërnjak – pasojat e luftërave dhe pajtimi ndërmjet popujve
- Vizitë në manastirin Shën Joakim Osogovski – njohje me fenë dhe kulturën
- Vizitë në fermë për prodhimin organik të vezëve
- Ligjëratë: Lëndë të para organike dhe përbërës për prodhimin e bukës së bardhë dhe të zezë
- Punëtori kulinare: Përgatitja e produkteve të brumit nga mielli i bardhë dhe integral, analizë sensorike dhe organoleptike e produkteve
- Aktivitete sportive: “Vezë në fole”, “Dhjetë veta në rresht”
- Të gjitha tiparet tona të përbashkëta
- Kuiz Kahoot me temë histori, gjeografi dhe kulturë
- Mbrëmje përmbyllëse
Përveç aktiviteteve të planifikuara, nxënësit patën mundësinë të njihen dhe të krijojnë miqësi të reja me bashkëmoshatarët e tyre nga Serbia. Aktiviteti u zhvillua në një atmosferë jashtëzakonisht pozitive, në kënaqësinë e madhe të të gjithë pjesëmarrësve, dhe në tërësi u realizuan me sukses të gjitha objektivat e parashikuara të projektit.


