Në një ceremoni solemne të mbajtur më 23 shtator 2025, e organizuar nga Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO) – Shkup, u promovuan shkollat që fituan titullin “Super Shkolla” në thirrjen e katërt për aplikime të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, dhe të zbatuar nga GIZ dhe RYCO. Me kënaqësi të veçantë njoftojmë se SHMT – QARSO “Kiro Burnaz” për të dytin vit radhazi u nderua me titullin Super Shkollë, në kuadër të programit për partneritet afatgjatë me Shkollën e Ushqimit dhe Gastronomisë nga Çaçaku, Republika e Serbisë.
Gjatë ceremonisë u nënshkruan kontratat për zbatimin e projekteve nga drejtorët e shkollave, ndërsa koordinatorët e projekteve prezantuan programet e punës. Aktivitetet e këtij viti do të përqendrohen në ndërtimin e paqes, tolerancës dhe bashkëpunimit ndërkulturor, përmes hulumtimit të ndërsjellë të traditave kulinare, nën temën “Ndaj një vakt – formëso të ardhmen”. Në projekt do të marrin pjesë nga 15 nxënës të secilës shkollë partnere, të cilët do të promovojnë lidershipin rinor dhe do të modelojnë bashkëjetesën përmes dallimeve.





