Projekti SUPER SHKOLLA, i financuar dhe i mbështetur nga Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor në Ballkanin Perëndimor (RYCO), me titull “Ushqimi në harmoni me natyrën”, realizohet përmes bashkëpunimit partner ndërmjet Shkollës së Mesme Shtetërore – Qendrës Rajonale për Arsim dhe Aftësim Profesional “Kiro Burnaz” nga Kumanova dhe Shkollës së Ushqimit dhe Gastronomisë nga Çaçaku, Republika e Serbisë. Qëllimet kryesore të projektit janë mësimi ndërkulturor dhe ndërtimi i paqes, si dhe shkëmbimi i përvojave, zakoneve dhe praktikave të jetës së të rinjve që vijnë nga dy vende të ndryshme, të cilat kanë shumë dallime, por edhe ngjashmëri. Përveç kësaj, fokusi i projektit është fitimi i njohurive, përvojave dhe shprehive për ruajtjen e natyrës, prodhimin organik të ushqimit dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
Në kuadër të shkëmbimit të parë, të organizuar në periudhën 24–30 nëntor 2024, nikoqire ishte Shkolla e Ushqimit dhe Gastronomisë nga Çaçaku, ndërsa në aktivitet morën pjesë 14 nxënës dhe 2 mësimdhënës nga SHMSH–QARSO „Kiro Burnaz“. Sipas planit të aktiviteteve dhe agjendës së miratuar paraprakisht nga RYCO, nxënësit dhe mësimdhënësit morën pjesë në një sërë aktivitetesh:
- Rregulla të grupit
- Njohje me kulturën, zakonet dhe traditat në Serbi
- Ndërtim i ekipit (team building)
- Realizimi i një murali me temë „Paqe“
- Barrierat në dialog
- Vizitë në Parkun Memorial në Çaçak
- Vizitë në manastiret e zonës Ovçar Banja
- Komunikim jo i dhunshëm
- Pema e konfliktit / zgjidhjes
- Çështje kontroverse
- “Unë kam një ëndërr”
- Mësim ndërkulturor
- Ligjëratë me temë „Prodhimi organik dhe konservimi i ushqimit“
- Mbjellja e plantacioneve frutore
- Përgatitja e specialiteteve tradicionale serbe për ushqim
- Mbrëmje përmbyllëse
Përveç aktiviteteve të planifikuara, nxënësit patën mundësinë të njihen dhe të krijojnë miqësi të reja me bashkëmoshatarët e tyre nga Serbia. Aktiviteti u zhvillua në një atmosferë jashtëzakonisht pozitive, në kënaqësinë e madhe të të gjithë pjesëmarrësve, dhe në tërësi u realizuan me sukses të gjitha objektivat e parashikuara të projektit.


