ДСУ – РЦСОО „Киро Бурназ“ – Куманово

Poseta EU MON GOV

Vizitë nga delegacioni i BE-së, MASH dhe QAP

Më 4 shtator 2024, në vizitë në SHMSH–QARSO „Kiro Burnaz“ ishin përfaqësues të Bashkimit Evropian: Liza Rustico, menaxhere vendi nga Fondacioni Evropian për Trajnim (ETF), dhe Olga Borodankova nga Delegacioni i BE-së për Arsim dhe Rini, si dhe përfaqësues nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Qendra për Arsimin e të Rriturve nga Republika e Maqedonisë së Veriut.
Qëllimi i vizitës ishte njohja me punën e Qendrës Rajonale, procesin e Validimit të të Nxënit Joformal dhe Informal, si dhe Mësimin përmes Punës tek Punëdhënësit.
Gjatë vizitës, të pranishmit shprehën kënaqësi të madhe nga rezultatet e arritura të Qendrës Rajonale, numri i nxënësve të regjistruar, si dhe bashkëpunimi me sektorin e biznesit.
U paralajmëruan plane të reja për të ardhmen, ndërsa nxënësve dhe mësimdhënësve u uruan një vit shkollor i mbarë dhe i suksesshëm.