-

Prezantimi i kurrikulës së BE-së: "Operim i sigurt me traktorë dhe vegla pune"
Në ambientet e SHMU – QARSHP “Kiro Burnaz” – Kumanovë, u mbajt një prezantim me temë “Puna e sigurt me traktor dhe makineri bashkëngjitëse”. Në prezantim morën pjesë mësimdhënës nga shkollat e mesme me drejtim bujqësor-veterinar nga Republika e Maqedonisë së Veriut, mësimdhënës nga SHMU – QARSHP “Kiro Burnaz”, përfaqësues të kompanive me të cilat shkolla bashkëpunon, si dhe përfaqësues nga Auto Makedonija, etj.

