Trajnimet do të realizohen nga ofrues të verifikuar të trajnimeve dhe kanë të bëjnë me profesionet dhe qytetet në vijim:
Trajnime për profesione të kërkuara me kusht që personi të ketë të përfunduar së paku arsimin fillor:
– Kuzhinier – Tetovë, Shkup, Strugë
– Kozmetolog për kujdesin e fytyrës dhe trupit – Manastir
– Kujdestar/e për persona të moshuar dhe të pafuqishëm – Tetovë
– Kujdestar/e për jetesë të pavarur të personave me aftësi të kufizuara – Shkup
Trajnime për profesione të kërkuara me kusht që personi të ketë të përfunduar së paku arsimin e mesëm:
– Nëpunës për kontabilitet – Shtip
– Kujdestar/e për fëmijë – Tetovë
– Marketing Digjital – Shkup, Manastir
– Parukiere për femra – Kumanovë
– Kuzhinier – Gostivar
– Përgatitës pice (Pica-majstor) – Gostivar
Trajnimi do të realizohet në një periudhë prej 2 muajsh, ndërsa pas përfundimit të tij kandidatët do të kryejnë praktikë të përditshme në kushte reale te punëdhënësit për një periudhë prej 1 muaji.
Personat e përfshirë në trajnim do të përfitojnë kompensim mujor bruto në vlerë prej 12.000,00 denarë, me sigurim të përfshirë për invaliditet dhe dëmtim trupor të shkaktuar nga aksident në punë dhe sëmundje profesionale, si dhe tatim mbi të ardhurat personale për kohëzgjatjen e trajnimit. https://av.gov.mk/oglasi-za-aktivni-merki.nspx

