ДСУ – РЦСОО „Киро Бурназ“ – Куманово

Flight1

Projekti Erasmus+ FLIGHT “MËSIMI NË ARSIMIN PROFESIONAL PËR PËRDORIMIN E TEKNOLOGJISË INOVATE PËR PËRDORIMIN E DRONEVE NË TË ARDHMEN”

Më 21–22 tetor, SHMSH–QARSO “Kiro Burnaz” ishte nikoqir i takimit të parë punues në kuadër të projektit Erasmus+ FLIGHT – “Mësimi në arsimin profesional për përdorimin e teknologjisë inovative të dronëve në të ardhmen”.

Tema e këtij takimi të parë ishte “Përdorimi i dronëve dhe teknologjisë inovative në bujqësi”, me prezantim të metodave dhe aplikacioneve në funksion të ndërmarrjes së masave për parandalimin e fatkeqësive natyrore (zjarre, përmbytje, tërmete etj.), të cilat shkaktojnë dëme të mëdha në prodhimin bujqësor.
Në takimin e parë dyditor të dakorduar, i cili u mbajt në Kumanovë, morën pjesë koordinatorë nga vendet pjesëmarrëse, përfshirë Turqinë, e përfaqësuar nga disa institucione: Fakulteti Teknik GEBZE nga Koçali, Ndërmarrja për Ujësjellës dhe Kanalizim nga Gaziantepi, sektori i arsimit nga qyteti Darica, si dhe një shkollë e mesme nga Sllovakia, një qendër VET nga Italia dhe një kompani private nga Portugalia.