ДСУ – РЦСОО „Киро Бурназ“ – Куманово

Validimi i të nxënit joformal dhe informal

Në Qendrën Rajonale për Arsim dhe Trajnim Profesional „Kiro Burnaz“, për herë të parë po zbatohet validimi i të mësuarit joformal dhe informal si projekt pilot.

Validimi i të mësuarit joformal i referohet identifikimit dhe njohjes së kompetencave të fituara përmes përvojave të strukturuara dhe të organizuara të të mësuarit jashtë sistemeve formale arsimore.

Ky proces përfshin vlerësimin dhe verifikimin e arritjeve në të mësuar të individëve në kushte joformale, si programe trajnimi profesional, punëtori, kurse ose punë vullnetare, si dhe dhënien e njohjes formale, si certifikata, diploma ose kredite, në bazë të kritereve të përcaktuara. Procesi vlerëson njohuritë dhe aftësitë ekzistuese të kandidatëve, pavarësisht nga mënyra e fitimit të tyre, në raport me kompetencat e nevojshme për një profesion të caktuar.

Lexoni më shumë detaje në broshurën tonë: https://mkvet.mk/…/2024/10/Brochure-VALIDACIJA_MK.pdf

GRUPET E SYNIMIT TË VNJU

Grupi kryesor i synuar i VNJU-së janë të rriturit që kanë fituar kompetenca përmes përvojës së punës, vullnetarizmit, të mësuarit të vetëdrejtuar ose trajnimeve joformale jashtë kornizave formale arsimore. Këta individë kërkojnë konfirmim të rezultateve të të mësuarit për të përmirësuar punësimin e tyre, për të vazhduar arsimin ose trajnimin e mëtejshëm, apo për të marrë njohje për aftësitë e tyre.

Personat e papunë mund të përfitojnë nga VNJU përmes njohjes formale të kompetencave të tyre, duke rritur kështu mundësitë për rikthim në tregun e punës ose për avancim në karrierë.

VNJU mund të jetë veçanërisht i dobishëm për personat nga grupet e margjinalizuara, përfshirë personat me aftësi të kufizuara, personat me të ardhura të ulëta etj. Njohja e të mësuarit të tyre joformal dhe informal mund t’i inkurajojë ata të kapërcejnë barrierat në arsim, trajnim dhe punësim, si dhe të përmirësojnë statusin e tyre socio-ekonomik.

Punëdhënësit janë gjithashtu një grup i rëndësishëm i synuar i VNJU-së. Ky proces mund t’i ndihmojë punëdhënësit të identifikojnë kandidatë të kualifikuar, të adresojnë mungesat e aftësive në fuqinë punëtore dhe të promovojnë të mësuarit gjatë gjithë jetës në organizatat e tyre.

PËRFITIMET

Përfitimet për kandidatët

  • Mundësi për verifikim të shpejtë të kompetencave.
  • Kandidati nuk investon kohë dhe mjete financiare për trajnime në fusha ku tashmë ka kompetenca.
  • Mundëson zhvillim profesional dhe personal.
  • Mundëson avancim në karrierë dhe rrit mundësitë për punësim.
  •  Pajisja me dokument zyrtar rrit konkurrueshmërinë në tregun e punës.
  •  Rrit vetëbesimin e individëve.

 Përfitimet për punëdhënësit:

  • dentifikim efikas i kompetencave të punonjësve.
  • Ulje e kohës dhe kostove për trajnimin e punonjësve.
  • Rritje e motivimit dhe interesit për punë.
  • Rritje e konkurrueshmërisë së kompanive që punësojnë kuadro me kualifikime të verifikuara.

Përfitimet për shoqërinë:

  • Кontribuon në përfshirje sociale dhe barazi.
  •  Promovon të mësuarit gjatë gjithë jetës dhe u mundëson individëve të marrin pjesë në mënyrë aktive në zhvillimin ekonomik.