ДСУ – РЦСОО „Киро Бурназ“ – Куманово

OrganskaTrpeza1

Panairi Ndërkombëtar i Produkteve Organike dhe Tradicionale "TRYEZA ORGANIKE 2024"

SHMSH–QARSO „Kiro Burnaz“, sipas traditës, edhe këtë vit mori pjesë në Panairin e Shtatë Ndërkombëtar të Produkteve Organike dhe Tradicionale „TRYEZA ORGANIKE 2024“ dhe në Panairin e Tretë Ndërkombëtar të Bujqësisë, Teknologjisë, Ushqimit dhe Përpunimit „AGRO MAK 2024“.

Nxënësit dhe mësimdhënësit nga drejtimi bujqësor-veterinar krijuan një kombinim të mrekullueshëm të tryezës tradicionale dhe asaj moderne maqedonase.

Tryeza jonë ishte vërtet e pasur, e larmishme dhe më e shijshme. Këtë e dëshmuan nxënësit dhe mentorët e tyre nga drejtimi kimiko-teknologjik, përmes pjesëmarrjes në manifestimin gastronomik „EJANI NË TRYËZËN TIME“.

Dëshmi se po punojmë me përkushtim në fushën e arsimit profesional dhe bashkëpunimit me komunitetin e biznesit është mirënjohja e marrë në këtë manifestim për partneritet dhe edukim afatgjatë në agrobiznes.

Manifestimi u organizua nga Shoqata për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Mbrojtjen e Mjedisit „Jeta“ dhe Dhoma e Prodhuesve Organikë – Kumanovë.