Në kuadër të Projektit të Akredituar për Mobilitet të Nxënësve dhe Stafit në Arsimin dhe Trajnimin Profesional për vitin 2024, të Fondacionit Agro-Qendër për Edukim, në periudhën nga 17.06.2024 deri më 30.06.2024, u realizua me sukses programi dyjavor i mobilitetit për 12 nxënës nga drejtimi bujqësor-veterinar i SHMSH–QARSO „Kiro Burnaz“ nga Kumanova, në kompani të njohura bujqësore në Çakovec, Kroaci.
Gjithashtu, në periudhën nga 17.06.2024 deri më 22.06.2024, u realizua me sukses edhe programi njëjavor i mobilitetit me vizita në vendet e punës për 4 mësimdhënës nga drejtimi bujqësor-veterinar i SHMSH–QARSO „Kiro Burnaz“ nga Kumanova.

