Më 9 gusht 2024, në ambientet e rinovuara të SHMSH–QARSO „Kiro Burnaz“ në Kumanovë, u mbajt promovimi dhe prezantimi i rindërtimit, përkatësisht i pamjes dhe funksionalitetit tërësisht të ri të shkollës.
Në këtë ngjarje, para të pranishmëve u drejtuan me fjalë zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Lulzim Aliu, shefi i sektorit në Delegacionin e BE-së, Aleksandru Albu, Galia Bozhanova, udhëheqëse e ekipit të projektit „BE për të Rinj“, si dhe drejtoresha e shkollës, Vesna Trajkovska.
Folësit shprehën kënaqësi për rezultatet e arritura, u paralajmëruan plane të reja për përmirësimin e kushteve të të nxënit edhe në qendra të tjera rajonale, ndërsa nxënësve dhe mësimdhënësve u urua shumë sukses.
Shkolla është tërësisht e rindërtuar me një investim prej rreth 3 milionë eurosh, i siguruar si ndihmë nga Bashkimi Evropian.

