ДСУ – РЦСОО „Киро Бурназ“ – Куманово

Frizer Za Zeni1

Zbatimi i trajnimeve në kuadër të masës "Trajnim për profesione të kërkuara në tregun e punës" të Agjencisë së Punësimit

Në Qendrën Rajonale për Arsim dhe Trajnim Profesional „Kiro Burnaz”, më 19.11.2025, filloi zbatimi i trajnimit për profesionet e kërkuara në tregun e punës „PARUKIERE PËR FEMRA”.

Kandidatët e përfshirë në këtë trajnim janë të evidentuar si persona të papunë, të cilët janë paraqitur në Thirrjen Publike për masën „Trajnime për profesione të kërkuara në tregun e punës”, e cila u zbatua nga Agjencia e Punësimit e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Trajnimi do të zgjasë tre muaj, nga të cilët dy muaj do të realizohen në QRPAT „Kiro Burnaz” si mësim teorik, ndërsa një muaj do të zhvillohet praktikë e përditshme e vazhdueshme në kushte reale te punëdhënësi – Studio Parukerie „Studio Mladenovski”.

Frizer Za Zeni3
Frizer Za Zeni2