Në periudhën 13–17 maj 2024, në Karini, Sicili, u realizua mobiliteti në kuadër të projektit Erasmus+ “Strategic Actions for Early-School Leaving Reduction”. Përveç shkollave partnere nga Italia, Malta dhe Rumania, pjesë aktive e këtij mobiliteti ishin edhe një grup mësimdhënësish nga SHMU – QARSHP “Kiro Burnaz”.

